Kristjan Asllani dhe Davide Frattesi
Me rivalitetin që mesfusha e Interit ka, Davide Frattesi ka kërkuar një largim nga skuadra. Mesfushorit italian nuk i mjafton të qëndrojë në pankinë dhe për këtë arsyje ka menduar t’i japë lamtumirën zikaltërve.
Nga ana tjetër, Interi gjithashtu nuk ka humbur kohë dhe e ka nxjerrë Frattesin në merkato. Sipas mediave italiane, kërkesa e klubit zikaltër është 45-50 milionë euro për të lënë djaloshin të largohet.
Në dritare për shërbimet e 25-vjeçarit janë Roma që është ish-ekipi i tij dhe Tottenhami nga Anglia. Në rast të një largimi të mundshëm të Frattesit, për Asllanin do të kishte më shumë minuta në formacionin e zikaltërve.
Poll