
“Martesa” mes Simone Inzaghit dhe Interit do të vazhdojë. Zikaltërtit ditën e nesërme do të luajnë derbin ndaj Milan dhe fitorja do t’i shpallte automatikisht kampionë të Serie A të këtij sezoni.
Drejtuesit italianë janë të kënaqur me performancën e Inzaghit dhe në këtë mënyrë bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë. Sipas “La Gazzetta dello Sport” bëhet me dije se rinovimi i kontratës do të vijë menjëherë pas Scudettos. Me shumë gjasa kontrata do të zgjatej edhe për 3 sezone të tjera, em atë aktualen që përfundon në qershor të vitit 2025.
Me rinovimin e kontratës, Interi nis sërish një cikël të ri. Në këtë mënyrë do të hynte në historinë e zikaltërve, si trajneri më jetëgjatë i skuadrës që ka qëndruar në stol.