
Ranieri dhe Dybala
Paulo Dybala nuk po arrin dot të jetë i stabilizuar pa pasur dëmtime. Për fat të keq, sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës u zëvendësua dje pas vetëm 10 minutash në duelin mes Romës dhe Cagliarit.
Ditën e sotme, Dybala ka kryer vizitat mjekësore për të kuptuar shkallën e tij të dëmtimit. Siç raportojnë mediat italiane, 31-vjeçari do të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 ose 4 javë.
Një mungesë e madhe për Romën kjo që do të ketë përballje të vështira ndaj Juventusit dhe Lazios në kampionat. Jo vetëm Dybala, por verdhekuqtë do të humbasin dhe Rensch për një kohë të ngjashme me atë të argjentinasit.
Poll