Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ra pa ndjenja në Udinese-Roma, dalin përgjigjet e analizave të N'Dicka

Shkruar nga NEWSPORT
Ra pa ndjenja në Udinese-Roma, dalin përgjigjet e analizave të
Pamje nga momenti kur N'Dicka u mor me barrelë

Evan N’Dicka ka dalë nga spitali ku ishte i shtruar pas probleme që pati gjatë ndeshjes Udinese-Roma. Mbrojtësi ka kryer ditën e sotme analiza të tjera, që përjashtuen çdo sëmundje që ka lidhje me zemrën.

Me anë të një deklarate, klubi i Romës tha se kontrollet e kryera zbuluan një traumë në kraharor me pneumotoraks minimal. Gjithashtu, Roma thotë se lojtari me origjinë nga Bregu i Fildishtë do t’i nënshtrohet kontrolleve të tjera në kryeqytetin italian.

“Pas një dhimbje akute prekordiale dhe ndryshimeve jo specifike në elektrokardiogramin e kryer në urgjencën e parë të stadiumit, lojtari Evan Ndicka u shtrua në spitalin Santa Maria della Misericordia në Udine. U kryen kontrolle kardiologjike të nivelit të parë dhe të dytë, që rezultuan negative për patologjinë kardiake.

Pasi dolën rezultatet e analizave të fundit, të kryera në mëngjes, kuadri klinik është i pajtueshëm me traumën e kraharorit me pneumotoraks minimal. Lojtari do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme në Romë”, thuhej në deklaratën e klubit të Romës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga