
Christian Pulisic është parë të dalë i zemëruar dje nga fusha e lojës, në takimin përballë Fiorentinës. Ai u vlerësua me notën 7.5 në ndeshje duke performuar mirë mbi të gjitha.
Amerikani shënoi golin e vetëm për Milanin duke vazhduar ecurinë e mirë që ka gjetur me rrjetën. Deri tani ka arritur të shënojë 4 gola në Serie A dhe golin e vetëm të Milanit në Champions kundër Liverpool.
Dje ka rënë në sy fakti se pavarësisht minutazhit të madh, Pulisic është inatosur me trajnerin për arsye të zëvendësimit me Chukwueze në minutën e 82'-të. Sulmuesi amerikan është parë shumë i irrituar dhe kjo ngjallë dyshime për “krisje” të marrëdhënies me trajnerin Fonseca.
Vetë trajneri i Milanit, i pyetur mbi këtë çështje pas përfundimit të takimit ka theksuar: “Zëvendësimi i Leaos ishte zgjidhja ime sepse doja më shumë thellësi në sulm. Sa i përket Pulisic u detyrova t’a zëvendësoja nga frika mos dëmtohej. Ai ka shfaqur probleme me tendinat e përkuljes në stërvitje gjatë javës”.