
Christian Pulisic
Sulmuesi i Milanit, Christian Pulisic, ka folur për mikrofonat e “DAZN” pas ndeshjes Udinese-Milan, e përfunduar në favor të “Djallit” 0-4.
"Ndeshja më e mirë me Conceicaon? Po, ne fitojmë dhe nuk pranojmë golë, kjo është shumë bukur. Ka shumë konkurrencë për asistime mes meje dhe Leaos. Por kur fitojmë dhe e bëjmë këtë është mirë. Rafael është i mrekullueshëm, gola dhe asistime. Gjëja më e rëndësishme është që Majk ndodhet në rregull. Koha të fokusohemi te ndeshja e radhës”, mbylli shkurtimisht Pulisic.
Objektivi i skuadrës së Milanit në këtë periudhë të sezonit është arritja në vendin e 4-të, çka do i mundësonte kualifikimin në Champions edicionin e ardhshëm.
Poll