
Edon Zhegrova - Jonathan David
Për sezonin e ardhshëm, Interi po përgatitet të shtojë forcat në repartin ofensiv. Objektivi kryesor i klubit zikaltër në merkato është sulmuesi i Lille, Jonathan David, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.
Në rast të një largimi nga skuadra franceze, sulmuesi kanadez do të kërkonte të paktën 8 milionë euro rrogë në sezon. Siç raportojnë mediat italiane, Interi deri më tani ka shkuar në 5 milionë euro për një kontratë 5-vjeçare.
Asnjë nga Arsenali, Barcelona dhe Juventusi që janë në garë, nuk ia ka ofruar këtë pagë 25-vjeçarit. David ka zhvilluar një sezon fantastik, duke arritur të shënojë 23 gola në 43 takime me Lillen.
Poll