
Pas atij barazimi në javën e fundit ndaj Romës në “Olimpico”, Juventusi kthehet nesër të luajë në Torino. Bardhezinjtë do të presin Leccen e Ramadanit dhe Berishës në “Allianz Stadium”.
Në prag të kësaj sfide të rëndësishme që përkon në rrugëtimin e Juventusit për zonën Champions, bardhezinjtë kanë marrë një lajm jo fort të mirë nga infermieria. Bëhet fjalë për Khephren Thuram, i cili ka pësuar një lëndim.
Siç raportojnë mediat italiane, i biri i Lilian nuk do të grumbullohet nga Tudor në ndeshjen e nesërme për t’u mos rrezikuar më shumë. Khephren Thuram po kalonte një moment mjaft të mirë me Juventusin. Mesfushori francez regjistron këtë sezon 29 paraqitje në Serie A, ku ka arritur të shënojë 3 gola dhe 5 asistime.