
Skuadra e Juventusit korri fitore jetike për zonën Champions në kampionatin italian, e përkthyer me suksesin 2-1 kundër Lecces.
“Zonja e Vjetër” në këtë takim vinte pas një barazim zhgënjyes karshi Romës dhe fitorja mori nota jetike. Bardhezinjtë e nisën mirë ndeshjen, me ritëm dhe presion, teksa u shpërblyen me golë që në minutën e dytë, me autorë Koopmeiners.
Kjo “panoramë” hodhi idenë se Juvja do e kishte të thjeshtë të siguronte 3 pikët. Për ta përforcuar këtë ide mendojë edhe dyfishimi me Yildiz. Kaq mjaftoi për pjesë e parw. Por në fraksionin e dytë të ndeshjes Lecce u prezantua me një tjetër qasje në fushë, duke e tentuar më shpeshë kuadratin e Juventusit.
Ata në minutat e fundit ngushtuan diferencat, por nuk ishin ne gjendje të barazonin shifrat. Vlen të përmendet se dy lojtrarët shqiptarë që bëjnë pjesë në skuadrën e Lecces, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani nuk u thirrën për tu zbritur në fushë për asnjë minutë të vetme.