
Ekipi i Milanit korri një fitore jetike në garën për zonën Champions kundër Undineses. “Djalli” tregoi “muskujt” në Udine, duke triumfuar me rezultatin e thellë 0-4.
Kuqezinjtë vinin pas dy rezulatesh negative dhe fitorja ishte e vetmja rrugë. Në një situat të tillë, miqtë nga Milano iu përvesh “mëngëve” dhe bën detyrën. Pjesa e parë u mbyll me dy gola, respektivisht në minutën e 42 Leao dhe Pavloviç në të 45.
Kaq mjaftoi për t’ia bërë më të lehtë misionin e fitores Milanit. Në të dytën pjesë pati kohë edhe për dy finalizime të tjera. Kësja radhe gjetën rrugën e rrjetës Theo Hernandez dhe Reijnders. Pas 32 javësh kampionat, skuadra e Sergio Conceiçao numëron 51 pikë, 6 më pak se vendi i 4-të, Bologna.