
David de Gea
David de Gea po bën mjaft mirë në kampionatin italian të futbollit me ekipin e Fiorentinës. Një sezon mjaft pozitiv për portierin spanjoll, duket se ka bindur drejtuesit për ta mbajtur në ekip 34-vjeçarin.
Ky i fundit do të vazhdojë qëndrimin te klubi “vjollcë”, edhe pse kontrata aktuale i përfundon në qershor të këtij viti. Por ai do të vendosë në funksion opsionin e rinovimit edhe për një sezon tjetër.
Pikërisht këtë lajm e ka bërë të ditur vetë presidenti i klubit të Fiorentinës, Rocco Commisso. “Ai do të qëndrojë në ekipin tonë edhe sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e Commisso.
Poll