Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Po merr përdore Leccen, Medon Berisha reagon pas golit në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Po merr përdore Leccen, Medon Berisha reagon pas golit në Serie A
Medon Berisha

Medon Berisha është kthyer në një lider te Leçe në kampionat. Mesfushori shqiptar në disa raste ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te italianët, teksa së fundmi po lë “gjurmë” me golat e tij.

Ditën e djeshme shqiptari ishte “heroi” i Lecce në sfidën ndaj Fiorentinës, pasi fituan me shifrat 1-0 dhe golin  vendimtar të takimit e shënoi futbollisti shqiptar. Mesfushori shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 23-të të takimit dhe i dhuroi 3 pikët skuadrës së tij.

Medoni tashmë ka bërë një postim në rrjetet sociale pas kësaj sfide, ku u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes”. 22-vjeçari shkruan se kjo është rruga, le të vazhdojnë kështu.

“Kjo është rruga jonë, le të vazhdojmë kështu”, ka shkruar në postim Berisha. Vlen të theksohet se pas kësaj fitoreje Lecce shkon në kuotën e 9 pikëve dhe aktualisht mban vendin e 15-të në Serie A.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medon Berisha (@medonberisha)

Poll

Lexo gjithashtu