Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Po i lëpijnë b*thën prej 10 vitesh!” Fjalët e Cassanos bënë bujë, Allegri i kthehet me TALLJE ish futbollistit: E kam stërvitur, ka qenë si Ronaldinho

Shkruar nga NEWSPORT
“Po i lëpijnë b*thën prej 10 vitesh!” Fjalët e
Massimiliano Allegri - Antonio Cassano

Një përplasje e fortë në distancë ka nisur së fundmi në Itali, mes trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegrit dhe ish futbollistit, Antonio Cassanos. Ishte ky i fundit, i cili startoi sagën e këtij “sherri”, me një deklaratë fyese ndaj teknikut italian.

“Allegri është trajneri kryesor, jo menaxheri. Ai po e çon futbollin tonë drejt humnerës. Kjo është katastrofa që Allegri dhe ata që i lëpijnë b*thën gjatë 10 viteteve të fundit. Ai nuk di si të stërvitë, flet budallallëqe, vazhdon të fitojë kaq shumë para dhe nuk e kuptoj pse. Do të vijë koha kur këta personazhe do të largohen nga futbolli, sa më shpejt të largohen, aq më i mirë do të jetë futbolli ynë”, tha Cassano.

Ndërsa ditën e sotme, është tekniku i Milanit që i është kundërpërgjigjur. Me nota ironie, Allegri i cili e ka stërvitur Cassanon si lojtar, e krahason atë me ikonën e Brazilit, Ronaldinhon.

“Pata fatin dhe kënaqësinë ta stërvisja. Si lojtar, ai kishte disa aftësi të jashtëzakonshme. Mendoj se ishte pak si Ronaldinho, sepse e pasonte topin aty ku vetëm ai mund ta shihte. Dhe Antonio ishte shumë i mirë në këtë. Unë i respektoj mendimet e të gjithëve. Mendoj se ai më bëri një kompliment të madh duke thënë se unë jam përgjegjës për gjithçka…”, tha Allegri.

Poll

Lexo gjithashtu