
Stefano Pioli pritet ta mbyllë më Milanin në fund të këtij sezoni. Trajneri italian do t’i japë fund aventurës së tij 5 vjeçare te klubi kuqezi, tekas këta të fundit janë ende në kërkim të pasuesit.
Pas shumë emrave si Fonseca, Sarri, Tuchel apo Lopetegui, te Milani kanë filluar të interesohen për një trajner italian.
Bëhet fjalë për Domenico Tedescon. Ky i fundit momentalisht është trajner i Belgjikës, ekip të cilin do ta drejtojë edhe në Euro 2024. Milani e pëlqen mënyrën e lojës së Tedescos, me 38-vjeçarin që ka bërë mirë me belgët. edhe gjatë kualifikueseve të Europianit.
Nuk dihet ende se si do të përfundojë ky interesim i Milanit, por nëse diçka konkrete do të ndodhë, e gjitha do të lihet për pas përfundimit të Europianit, pasi tekniku italian kërkon të provojë shanset e tij për të ‘korrur’ sukses në kompeticionin që do të mbahet në Gjermani.
