
Ashtu siç dihet, Milani dhe Stefano Pioli do të ndajnë rrugën në fund të sezonit aktual. Palët kanë vendosur që të mos e vazhdojnë më bashkëpunimin mes tyre, teksa drejtuesit e kuqezinjve janë vënë në lëvizje për trajnerin e ri.
Sipas mediave italiane, negociatat me Antonio Conten kanë ngecur, edhe pse ende nuk ka një vendim final. Por, në të njëjtën kohë, Milani ka nisur kontaktet me trajnerin spanjoll, Julen Lopetegui. Ish-trajneri i Spanjës dhe Real Madrid është kthyer në një objektiv serioz për “Djallin”.
57-vjeçari është aktualisht pa ekip, me Wolverhampton që është ekipi i fundit që ka drejtuar. Nuk dihet ende nëse këto negociata do të finalizohen mes palëve, por mbetet të shihet se ç’do të ndodhë me pankinën e Milanit.