
Stefano Pioli mbylli mbrëmjen e djeshme aaventurën e tij me Milan. Trajneri largohet nga kuqezintë, pas barazimit 3-3 me Salernitanan.
58-vjeçari largohet nga Milano me një titull kampion, teksa shkoi deri në gjysmëfinalen e Champions League. Pioli mori drejtimin e Milan në nëntor të vitit 2019 dhe i ka drejtuar kuqezinjtë në 240 ndeshje. pas kësaj sfide ai falenderoi të gjithë për mbështetjen.
Italiani nuk pritet të qëndrojë gjatë pa nje ekip, pasi tregoi se ka nisur të mësojë gjuhën angleze. Siç duket Premier League mund të jetë destinacioni i tij i ri.
“Jam duke studiuar gjuhën angleze. Jam i etur të provoj një eksperiencë të re jashtë Italisë. Premier League mund të jetë një mundësi vërtetë e bukur dhe tërheqëse, nuk e mohoj. Milani dhe milanistët do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, tha shkurtimisht Pioli.