
Juventus pësoi humbjen e parë në Serie A për këtë sezon. “Zonja e Vjetër” u mposht me përmbysje 2-1 në transfertë e Napolit. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i bardhezinjve, Thiago Motta i cili analizon disa nga episdoet.
"Në shumë ndeshje ne ishim në gjendje të reagojmë dhe të rikuperojmë, jo sot. Nuk kemi fituar këtu në Napoli që nga viti 2019, është humbja e gjashtë radhazi, që do të thotë se është një fushë vërtet e vështirë. Tani duhet të reagojmë në ndeshjen e radhës.
Personaliteti? Ne e treguam në pjesën e parë duke luajtur futboll të mirë dhe duke e vënë në vështirësi kundërshtarin. E kufizuam mirë lojën e tyre dhe një lojtar si Lobotka. Në pjesën e dytë ne donim të qëndronim kompakt, duke marrë parasysh kundërshtarin dhe formën e tyre fizike, ne donim të përpiqeshim të bënim mirë në pjesën e parë dhe të mbroheshim së bashku dhe më pas të ecnim përpara.
Kolu Muani? E pashë shumë mirë, ishte aktiv. Të gjithë ramë dakord me klubin që ai ishte një lojtar i aftë për të na ndihmuar. Në të ardhmen shpresoj të vazhdojë si në këtë ndeshje”, është shprehur Thiago Motta pas humbjes me Napolin.