
Milan mori një tjetër humbje mbrëmjen e djeshme në kampionat, me Lazion që fitoi 2-1. Kjo është disfata e 3-të radhazi për kuqezinjtë, të cilët i vështirësojnë akoma më shumë gjërat në klasifikim.
Situata dhe atmosfera te Milani nuk është aspak e qetë dhe pozitive. Diçka të tillë e ka pranuar edhe Matteo Gabbia. Mbrojtësi ka pranuar se ekipi nuk po kalon një moment të mirë dhe se në dhomat e zhveshjes nuk është aspak situata pozitive.
“Qartësisht e keqe. Është e vështirë të flasim për këtë, situata nuk është pozitive dhe është e vështirë të gjejmë një përgjigje.
Ka hidhërim, por ne duhet të tentojmë ta shtypim butonin e pushimit. Mund të tingëllojë si klishe, por ne duhet të sigurohemi që sezoni të përfundojë në një notë tjetër.
Rezultatet nuk po vijnë dhe ne duhet të tentojmë te mbetemi të bashkuar, t’i japim fund këtij sezoni me krenari”, ka deklaruar Gabbia.