Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Përflitet për një largim të Frattesit, Marotta: Nëse dikush dëshiron të largohet, ta dëgjojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Përflitet për një largim të Frattesit, Marotta: Nëse
Beppe Marotta

Hapësirat në repartin e mesfushës së Interit janë padyshim shumë të vogla për një lojtar të ri. Një prej tyre është dhe Davide Frattesi që nuk po gjen dot një vend titullari në formacionin e Inzaghit.

Ditët e fundit është përfolur se mesfushori italian ka kërkuar largimin nga kampionët e Italisë për t’u transferuar në Premier League. Për t’i dhënë fund këtyre spekulimeve ka folur dhe Presidenti i klubit zikaltër, Beppe Marotta.

“Frattesi është një lojtar profesionist, ai nuk ka kërkuar asnjëherë të transferohet diku tjetër. Në këtë merkato mund të vijnë kërkesa dhe nëse dikush tregon se dëshiron të largohet, duhet ta dëgjojmë. Për momentin nuk ka sinjale nga Frattesi”, shprehet Marotta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga