
Lazio - Atalanta
Supersfida e sotme në Serie A mes Lazios dhe Atalantës është mbyllur në barazim me rezultatin 1-1. Ekipi i Baronit ishte i pari që kaloi në avantazh duke zhbllokuar shifrat me Dele-Bashiru.
Edhe pse vendasit u përpoqën të merrnin këtë fitore të rëndësishme, Atalanta gjeti golin pranë fundit me Brescianinin. Me këtë barazim bergamaskët e Gjimshitit ngjiten në vendin e parë sërish me 1 pikë më shumë se Interi, por zikaltrit kanë një ndeshje më pak.
Ndërsa Lazio qëndron në vendin e katërt me 35 pikë dhe ndihet tashmë i kërcënuar nga Fiorentina dhe Juventusi dy vende më poshtë që janë katër pikë larg.
Poll