Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Numri 20 është i bukur”, Calhanoglu “nagcmon” Milanin: Të fitosh titullin në derbi është një si dhuratë nga Zoti

Shkruar nga NEWSPORT
“Numri 20 është i bukur”, Calhanoglu “nagcmon”
Hakan Calhanoglu me trofeun në duar

Interi ditën e djeshme ngriti lart trofeun e titullit kampion. Pavarësisht se zikaltërit e fituan disa javë më parë, vetëm dje kanë mungur të kenë në duar trofeun.

Hakan Calhanoglu foli për “Inter Tv” pas festës së titullit kampion dhe mesfushori nuk nguron të “ngacmojë” rivalët e Interit. Turkuo-gjermani thumbon ish-skuadrën e tij, teksa thekson se të fitosh titullin në derbi përballë Milan është si një dhuratë nga Zoti lart.

“Të shohësh tifozët tanë të emocionohen kaq shumë dhe është e bukur. Është e vërtetë që e kam pritur këtë “Scudetto” për një kohë të gjatë, është numri 20 dhe është i bukur.”

Momenti më i mirë i sezonit? Fitorja kundër Milanit ishte një dhuratë nga Zoti. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë fitimi i titullit, kemi punuar shumë, por gjithmonë me pozitivitet. Ne jemi një grup i mrekullueshëm, gjithmonë si një familje. Të gjithë e panë, buzëqeshja nuk mungoi kurrë dhe ishte e rëndësishme për udhëtimin tonë”, ka përfunduar Calhanoglu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga