Atalanta ka fituar takimin hapës të ditës së sotme në Serie A përballë Udinezes me rezultat 2-1. Bergamaskët vazhdojnë super formën, mirëpo një lajm i keq vjen për Gasperinin dhe Sylvinhon.
Tekniku italian i klubit nga Bergamo ka folur pas përfundimit të takimit të ligës italiane rreth garës për Scudetto dhe klasikes Inter-napoli që luhet në mbrëmje dhe është me inters edhe për Atalantën. Italiani gjithashtu nuk ka lënë mënjanë dëmtimin e pësuar të legjionarit të Kombëtares, Gjimshiti.
“Gjimshiti i shtohet disa lojtarëve të tjerë. Lista me dëmtime vijon të rritet. Kolasinac ka një dëmtim të shkallës së parë, ndërsa De Ketelaere (ish-milanisti) është afër rikuperimit. Duhet të presim për mbrojtësin tonë të dëmtuar sot se çfarë do të thonë ekzaminimet.
Do të shikoj Inter-Napoli sepse besoj do të jetë një ndeshje e bukur për t’u parë. Ne nuk kemi obsesion me renditjen, ndaj nuk besoj se tabela do të ndryshojë shumë sot. Jemi të kënaqur me vetn tonë në radhë të parë. Inter e Napoli janë 2 vendet e para të kampionatit e ndaj do të jetë një rivalitet i madh.
Tifozët duhet të ëndërrojnë për tiitull, ne nuk mund t’i largojmë ata nga këto mendime. Por të flasësh për Scudetton që tani nuk ka asnjë dobi. Nëse do të ishim 7 ditë para mbylljes, atëherë po do të ju jepja të drejtë, por tani është ende akoma herët të diskutosh.”, u shpreh Gasperini.