Milan nuk do të ndëshkojë dy yjet e skuadrës. Theo Hernandez dhe Leao nuk iu bashkuan pjesës tjetër të skuadrës në pauzën në sfidën ndaj Lazios.
Teksa arbitri kishte ndërprerë lojën që lojtarët të pinin ujë, diçka të tillë nuk e bënë francezi dhe portugezi. Në mediat italiane u raportua fillimisht se për këtë veprim do të ndëshkoheshin, por klubi ka vendosur të mos e bëjë diçka të tillë.
Të dy lojtarët u futën nga stoli dhe në Itali aluduan se veprimi i tyre shprehte pakënaqësi, por Fonenca nuk e ka paraqitur si një problem këtë çështje, duke thënë se gjithçka është në rregull sa i përket raportit të tij me dy lojtarët.
Poll