
Antonio Conte
Ekipi i Napolit rezulton perfekt në të gjithë muajin janar përsa i përket rezultateve. Kjo ka bërë që tekniku i ekipit Antonio Conte të shpallet trajneri më i mirë i muajit që lamë pas në Serie A.
4 fitore në kaq ndeshje i kanë dhënë këtë titull 55-vjeçarit. Më 4 janar, Napoli mposhti Fiorentinën me rezultatin 3-0, pas tetë ditësh triumfoi ndaj Veronës me shifrat 2-0.
Më datë 18 janar, ekipi i Contes mposhti Atalantën me rezultatin 3-2 dhe në ndeshjen e fundit Juventusin me shifrat 2-1.
Nën drejtimin e Antonio Contes, Napoli pozicionohet në vendin e parë të Serie A me 54 pikë të grumbulluara, tre më shumë se Interi ndjekës në vendin e dytë.
View this post on Instagram
Poll