
Manu Kone dhe Tijjani Reijnders
Në merkaton e verës që lamë pas, Interi provoi të bënte goditje, por në disa prej tyre ia arriti të finalizonte. Një “peng” i zikaltërve nga merkatoja është padyshim Manu Kone i Romës.
Ekipi i Interit bëri një ofertë për të transferuar mesfushorin francez, por verdhekuqtë e refuzuan. Ndërsa Kone mbeti tek Roma dhe aktualisht po zhvillon pjesën e parë të sezonit me ta.
Siç raportojnë mediat italiane, Interi nuk është dorëzuar aspak për këtë objektiv. Zikaltrit me shumë gjasa do të bëjnë një tjetër lëvijze verën e ardhshme për yllin e mesfushës së Romës.
Poll