
Alen Sherri
Ka nisur aventura e Alen Sherrit te Cagliari. Portieri shqiptar ishte protagonist me italinët në ndeshjen miqësore që Cagliari zhvilloi ndaj Catanzaro.
Kjo përballje përfundoi 2-0 për ekipin e Sherrit, me gardianin e portës që debutoi me fanellën e italianëve. Saktësisht ish-lojtari i Egnatias hyri si zëvendësues në minute e 71-të, duke marrë vendin e Simone Scuffet.
26-vjeçari ia doli më së miri të mbante portën e paprekur në minutat që ishte në fushë, teksa i tha disa herë “jo” golit të kundërshtarëve. Një paraqitje pozitive për të, i cili tashmë do të konkurojë me Scuffet për vendin e titullarit.
View this post on Instagram
Poll