
Santiago Gimenez që prej transferimit te Milani në shkurtë të këtij viti ka mundur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë edhe 1 asist në kampionat. Së fundi ka dhënë një intervistë të shkurtër për mediat italiane.
Meksikani shprehet se pavarësisht se nuk po shënon rregullisht, me rëndësi për të është që skuadra të sigurojë fitore. Ndër të tjera nënvizoi se është gjithmonë gati për Sergio Conceicaon dhe do të japë maksimumin e tij për të vazhduar ëndrrën e tij.
“Nëse shënon Leao, Pulisic apo ndonjë tjetër, është e njëjta gjë për mua. Po punojmë fort me trajnerin Conceicao dhe nuk jemi të kënaqur me pozicionin në renditje, por sezoni nuk ka përfunduar ende.
Nuk duhet të shikojmë tabelën, por të fitojmë çdo ndeshje. Zoti më shpëtoi ëndrrën time, tani dua të ndjek vullnetin e Tij – si njeri dhe si futbollist”, ka përfunduar Gimenez.