Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në prag të supersfidës ndaj Juventusit, tekniku Conte nostalgjik: Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar aty

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag të supersfidës ndaj Juventusit, tekniku Conte nostalgjik:
Antonio Conte dhe Thiago Motta

Sot përballen në Serie A dy ekipe me peshë dhe emër si Napoli dhe Juventus. Pa dyshim është kryefjala e mbrëmjes në Itali dhe sapo përmenden këto dy klube mendja të shkon tek Antonio Conte.

Një ish-juventin si lojtar, por edhe trajner po që tani synon të mposht “Zonjën e Vjetër” në objektivin titull që ka me napoletanët. Tekniku italian ka kujtuar momentet speciale me fanellën bardhezi në fjalët para sfidës kryesore të kampionatit italian.

“Një pjesë të madhe të jetës time e kam kaluar tek Juventusi. Kam kaluar aty një eksperiencë të madhe. Unë megjithatë dua të jem më i mirë. Kemi dëshirën të përmirësohemi si Napoli. Pasioni më jep këtë energji që kam.

Juventusi nuk është mposhtur në 21 takime. Kjo nuk është rastësi. Fakti që nuk janë mposhtur do të thotë se janë një ekip jo i lehtë. Sezonin e kaluar Napoli ka qenë shumë pikë poshtë Juves dhe kjo nuk duhet harruar. Bëjmë mirë të kujtojmë distancat e vjetshme me klube si Milani, Juventus apo edhe Atalanta”, u shpreh Conte.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga