Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në prag të sfidës me Lazion, Milan në “merak” për dy titullarët

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag të sfidës me Lazion, Milan në “merak”
Milan

Milan po zvhillon seancat e tij stërvitore përpara sfidës me Lazion e cila do të luhet të shtunën më 29 nëntor, në orën 20:45. Megjithatë gjatë përgatitjeve, ekipi është përballur me një merak për gjendjen shëndetësore të Alexis Saelemaekers dhe Christian Pulisic.

Pasi këta të fundit teksa po stërviteshin kanë pasur probleme shëndetësore. Anësori Saelemaekers ka pasur një shqetësim në shpinë, ndërsa për sulmuesin Pulisic bëhet fjalë për një lodhje të lehtë muskulore.

Pavarësisht këtyre sinjaleve, situata e tyre nuk e ka alarmuar teknikun Massimiliano Allegri, i cili po përgatit skuadrën për sfidën e rëndësishme. Sipas stafit mjekësor të klubit të kuqezinjve, nëse nuk shfaqen komplikacione të reja, të dy futbollistët pritet të jenë të gatshëm për duelin ndaj bardhekaltërve.

Rikujtojmë se sfida mes Milanit dhe Lazios është e vlefshme për raundin e 13-të, të kampionatit Seria A.

Poll

Lexo gjithashtu