Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në kërkim për sulmues, Milani ‘piketon’ lojtarin e Gjermanisë

Shkruar nga NEWSPORT
Në kërkim për sulmues, Milani ‘piketon’ lojtarin e
Kai Havertz & Niclas Fullkrug

Milani është në kërkim të një sulmuesi tipik. Pas largimit të Olivier Giroud drejt SHBA-së, “Djalli” po kërkon një numër ‘9’ të cilit do t’i besojë golat për sezonin e ardhshëm.

Pas emrave të shumtë si Alvaro Morata, Tammy Abraham apo edhe Armando Broja, Milani ka piketuar tashmë një tjetër sulmues.

Bëhet fjalë për lojtarin gjerman, Niclas Fullkrug. Ky i fundit sapo mbylli aventurën e tij me Gjermaninë në Euro 2024 dhe është kthyer në bazë te Borussia Dortmund me të cilët ka kontratë deri në vitin 2026.

Por, ai ka gjasa që mos të qëndrojë edhe dy vite të tjera në Dortmund, me Milanin që është futur seriozisht në garë për shërbimet e tij. 31 vjeçari gjerman po kalon një formë të mirë dhe vështirë se do të refuzonte një ekip si Milani.

Në krahun tjetër, klubi italian e sheh Fullkrug si perfektin si nga eksperienca, por edhe çështja financiare, për të cilin nuk pritet të paguajnë më shumë se 15 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga