Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në fushë kundër Napolit për Superkupën e Italisë, Allegri: Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar

Shkruar nga NEWSPORT
Në fushë kundër Napolit për Superkupën e Italisë,
Massimiliano Allegri

Supersfida mes Napolit dhe Milanit ë shtë  dhe gjysmë finalja e parë  e SuperKupës së Italisë , e cila do të  zhvillohet nesër në orën 20:00, në stadiumin “King Saud” në Riad të Arabisë Saudite. Ndërsa para duelit ka folur edhe trajneri i Milanit, Massimilano Allegri.

Tekniku i skuadrës “kuqezi” u shpreh se janë të vetëdijshëm për “peshën” e rivalit të tyre, por janë të  vendosur edhe për fitore, pasi finalja është  objektivi kryesor i tyre.

“Nesër është një ndeshje ndryshe, është një ndeshje e vetme ku qëllimi është të arrijmë në finale. Napoli është një ekip shumë i fortë. Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar dhe e vështirë. Sa i përket golave ​​që pësuam, pati momente ku duhet të kishim bërë më mirë. Shpresojmë të kthehemi në kampionat nga e marta”, ka thënë 58-vjeçari.

Trajneri Allegri foli edhe për gjendjen në të cilën ndodhet skuadra dhe lojtarët, duke u ndalur tek dy prej tyre. Ku u shpreh se anësori Rafael Leao nuk është  gati ende që të vlerësohet, ndërsa sulmuesi Santiago Gimenez, do të operohet nesër.

“Do të shohim pas stërvitjes së sotme nëse Leao do të jetë plotësisht i disponueshëm apo jo, ndërsa Gimenez do ti nënshtrohet një operacioni të vogël nesër në mëngjes dhe shpresojmë ta kemi përsëri së shpejti”, u shpreh trajneri i "kuqezinjve".

Poll

Lexo gjithashtu