Interi mori një barazim të luftuar kundër Napolit në shtëpi, kur i kishte të gjitha mundësitë të fitonte pas akordimit të një penaltie në favor të “Zikaltërve”. Sommer, portieri i klubit nga Milano foli pas mbylljes së takimit dhe theksoi vështirëirat e sfidës ndaj një kundërshtari të fortë si napoli.
“Ishte një ndeshje tejet e vështirë. Ata na bënë presion e kaluan në avantazh të parët. Napoli u tregua racional nga këndorja, po ne ishim të pavëmendshëm. Napoli tregon që është një kundërshtar i denjë. Ne si Inter dominuam, ehe pse në disa momente u treguam të hutuar. Jemi atje në garën për titull. Nuk kemi humbur asgjë edhe pse mund të kishim fituar.”, u shpreh Yann Sommer.
Gardiani zvicerian po ndihmon Interin në një sezon plot ambicie në dy fronte. Dje ai pësoi nga asisti i Rrahmanit, por është treguar i saktë në shumë javë. Mos të harrojmë që në ceremoninë në Paris ishte ndërmjet zgjedhjeve për Portierin e Sezonit.