
Një lajm i trishtë erdhi nga Vatikani, ku njoftuan se Papa Françesku ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne, në moshën 88-vjeçare.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar nga Selia e Shenjtë në Vatikan, duke futur kështu në zi dhe trishtim të thellë miliona besimtarë, jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën.
Ai mbylli sytë përgjithmonë të hënën e Pashkëve në “Casa Santa Marta” në Romë, aty ku ishte transferuar pas shtrimit në spitalin Gemelli si pasojë e problemeve me mushkërinë.
Ky lajm ka bërë që tashmë në Itali të shtyhen ndeshjet e programuara për t’u zhvilluar ditën e sotme. Kështu të gjitha duelet e Serie A dhe Primavera do të ahtyhen në një afat të pacaktuar.
Following the passing of His Holiness, Lega Nazionale Professionisti Serie A can confirm that today's league games in Serie A and Primavera 1 have been postponed. The date of the rearranged fixtures will be announced in due course.
— Lega Serie A (@SerieA_EN) April 21, 2025