
Stefano Pioli nuk do të jetë më trajner i Milan. Sipas mediave italiane bëhet me dije drejtuesit e kuqezinjve i kanë brë të ditur vendimin e tyre se nuk duan të vazhdojnë më bashkëpunimin me trajnerin.
Pas kësaj palët do të ulen ballë për ballë për të diskutuar mes tyre për detajet e kontratës dhe prishjen me konsensus. Kujtojmë se kontrata aktuale e Piolit me Milan përfundon në qershor të vitt 2025.
Njoftimi zyrtar për largimin e 58-vjeçarit me shumë gjasa do të vijë pas sfidës së fundit që kuqezinjtë do të luajnë në kampionat ndaj Salernitanas. Ky takim do të zhvillohet ditën e shtunë.
Pioli do të largohej kështu nga Milan pas 5 sezonesh, teksa mori drejtimin e kuqezinjve në dhjetor të vitit 2019. 58-vjeçari ai doli që të fitonte titullin me Milan në sezonin 2021-2022.