
Thiago Motta prej javësh tashmë ka arritur marrëveshjen me Juventusin, por mes palëve mungon ende zyrtarizimi. Ky zyrtarizim mungon pasi mes palëve duket se ka një “ngërç”.
Sipas mediave italiane bëhet me dije nuk ka të bëjë me çështjet finan ciare apo me konkurencën, por për ndërtimin e ekipit. Ish-timonieri i Bolognas kërkon që të jetë aktiv në merkaton e bardhezinjve dhe në këto kushte ka karkuar nga drejtuesit transferimin e 3 lojtarëve.
Kështu siç dihet Teun Koopmeiners , Riçardo Calafiorit dhe Joshua Zirkzee janë 3 kushtet e Mottas. Ky i fundit kërkon që klubi t’i transferojë te juventusi dhe më pas të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes së tij. Siç duket ish-timonieri i Bolognas synon që të mbeshtet te 3 lojtarët për sezonin e ri dhe në këto kushte janë të domosdoshëm për të. Mbetet të shihet nesë klubi do t’i realizojë “dëshirat” Mottas dhe çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm.