
Bologna zhvilloi një super sezon duke arritur të rikthehej në Champions League pas 60 vitesh. Një nga pikat kyçe të këtij ekipi në këtë sezon pozitiv, ka qenë padyshim trajneri Thiago Motta. Pasi i kualifikoi një Champions, tekniku italian po mendon largimin, me Juventusin që po ‘shtyn’ shumë për të siguruar shërbimet e tij.
Por te Bologna nuk dorëzohen lehtë. Diçka të tillë e thotë edhe vetë CEO i klubit emilian, Claudio Fenucci. Ky i fundit shprehet se do ta lidhte në karrige Mottën vetëm për të mos e lënë që të largohej, teksa zbulon se ardhmja do të vendoset në mesjavë.
“Do të doja ta lidhja Thiago Mottën në një karrige, por nuk është e thjeshtë. Të martën ose të mërkurën do të bisedojmë me të për të ardhmen. Të shohim se çfarë do të na thotë.
Dëshira jonë është të vazhdojmë së bashku. E njëjta gjë vlen edhe për gjithë futbollistët tanë, emrat e të cilëve lidhen me klube të ndryshme.
I vetmi që është Zot i fatit të tij është Zikzee, i cili ka disa klauzola, por ne do të përpiqemi në javët e ardhshme që ta mbajmë edhe Joshuan në skuadër”, është shprehur CEO i Bolognas, Claudio Fencci.