Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Milanin e kam ndjekur qysh fëmijë”, Kyle Walker me synime të qarta: Gati për brenda dhe jashtë fushës

Shkruar nga NEWSPORT
“Milanin e kam ndjekur qysh fëmijë”, Kyle Walker me synime
Kyle Walker gjatë prezantimit te Milan

Kyle Walker mbylli aventurën e tij me Manchester City për të nisur një të re në Serie A, ku ka firmosur me Milan. Këta të fundit e morën lojtarin në formë huazimi, me të drejtë blerjë në fund të këtij sezoni.

Ndërkohë që vetë 34 vjeçari ka thënë fjalët e tij të para si “kuqezi”. Walker është shprehur shumë krenar që është bashkuar me Milanin, duke theksuar se këtë klub e ka ndjekur që kur ishte fëmijë. Ndër të tjera, anglezi thotë se është gati për këtë udhëtim si për gjërat që ndodhin në fushë dhe jashtë saj.

“Jam i lumtur dhe krenar që nënshkruaj për Milanin! Një klub me një histori kaq të pasur, të cilin e kam ndjekur që kur isha fëmijë. Është një nder të jem pjesë e këtij klubi. Ka ardhur koha për të veshur fanellën kuqezi dhe për të filluar këtë udhëtim, si brenda dhe jashtë fushës. Shihemi së shpejti”, është shprehur mbrojtësi anglez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga