
Milani ka nisur menjëherë nga puna për merkaton e janarit. Duke marrë parasysh dhe dëmtimin e gjatë të Ismael Bennacer dhe paqëndrueshmërinë e Musah, italianët kanë “piketuar” tjetër objektiv për repartin e mesfushës.
Bëhet fjalë për Samuele Ricci. Ky i fundit është momenalisht pjesë e Torinos, me të cilët po shkëlqen deri më tani. 23-vjeçari është kthyer në një titullar absolut te torinezët, duke tërheqhur kështu vëmendjen e “Djallit”, të cilët e duan me doemos në organikë.
Sipas mediave italiane, Milan kërkon më shumë informacione për lojtarin, por asgjë nuk do të jetë e lehtë. Thuhet se Torino kërkon rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë Riçin, shumë e cila për Milanin është tepër e lartë.
Kujtojmë që Ricci është pjesë e Torinos që prej vitit 2022, kur u ble nga Empoli për 8.5 milionë euro. Me torinezët, futbollisti ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.