
Me largimin e Olivier Giroud drejt Amerikës, sulmi i Milanit do të mbetet bosh. Kuqezinjve do t’i mbarojë gjithashtu edhe huazimi i Luka Jovic dhe kanë nisur nga puna për të zgjatur më tej bashkëpunimin me sulmuesin serb.
Në orët e fundit ka pasur një kontakt të rëndësishëm mes agjentit Fali Ramadani dhe drejtuesve të kuqezinjve, ku u përsërit dëshira e përbashkët për të ecur përpara së bashku. Në ditët në vijim pritet një kontakt i ri për të hyrë në fazën operative të negociatave për rinovimin e kontratës që skadon në korrik.
Jovic e meritoi konfirmimin falë paraqitjes së treguar këtë sezon me 9 gola dhe 1 asistim në 28 ndeshje në të gjitha garat. Milani e konsideron Lukan një alternativë të mirë në sulm dhe largimi i Giroud ndikoi në këtë zgjedhje.