
Për Milanin nuk është aspak e lehtë të gjejë një zëvendësues për Olivier Giroud. Kuqezinjtë janë futur seriozisht në merkato dhe janë gati të shpenzojnë për një sulmues produktiv për sezonin e ardhshëm.
Një emër që zgjon interest e Milani është Santiago Gimenez. Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2011 i cili aktualisht mban veshur fanellën e Feyenoord është kthyer në objektiv serioz për kuqezinjtë.
Megjithatë nuk është aspak e lehtë që italianët të arrijnë te Gimenez. Feyenoord e vlerëson meksikanin plot 50 milionë euro, me sulmuesin që ka shënuar 49 gola në 86 ndeshje.
Për më tepër, Feyenoord po pret edhe pjesëmarrjen e Gimenez në “Copa America”, duke shpresuar kështu që ai të bëjë paraqitje të mira dhe vlera e tij të kalojë 50 milionë euroshin.
