Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milani “blindon” portën për vitet e ardhshme, gardiani gati të firmosë kontratën e re

Shkruar nga NEWSPORT
Milani “blindon” portën për vitet e ardhshme, gardiani
Portieret e Milanit, Mirante, Tatarusanu dhe Maignan

Lajme të mira zbarkojnë ditën e sotme në zyrat e Milanit. Njëri prej lojtarëve kyç në projektin afatgjatë të skuadrës kuqezi, do të rinovojë kontratën me klubin për vitet e ardhshme.

Bëhet fjalë për Mike Maignan, që do të jetë pjesë e kuqezinjve të paktën deri në fund të qershorit të vitit 2029. Kontrata aktuale e portierit 29-vjeçar skadon vitin e ardhshëm.

Në kontratën e re, portieri francez do të përfitojë një pagë prej 5 milionë euro neto. Konfirmimi për rinovimin e tij pritet të bëhet në ditët në vijim nga klubi italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga