
Milan dhe Stefano Pioli do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Palët nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre në sezonin e ri dhe në këto kushte në qershor do të t’i japin fund “martesës” së tyre.
Të vëmë në dijeni të kësaj ssituate, Aurelio De Laurentiis ka kthyer sytë nga 58-vjeçari. Kreu i klubit napolitan pas Antonio Contes pëlqen shumë Piolin dhe në këto kushte po nis të “thur” planin për të tentuar transferimin e tij te Napoli.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se palët do të nisin së shpejti bisedimet mes tyre. Piolin e pret një kontratë 2-vjeçare në “Diego Maradona”, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në 2027 me Napolin. Kujtojmë se Pioli mori drejtimin e Milan në vitin 2019 dhe kontrata aktuale i përfundon në qershor të vitit 2025.