
Kristjan Asllani dhe ekipi i Interit
Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit që u nërpre në mes për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi Edoardo Bove, do të luhet pas dy ditësh duke rinisur gjithçka në mënyrë të rregullt, në minutën e 21-të kur u ndërpre takimi.
Në prag të kësaj sfide të prapambetur, Kristjan Asllani shpreson të marrë minuta në formacionin e Simone Inzaghit. Shpresat e djaloshit shqiptar janë rritur për shkak të Piotr Zielinskit.
Sipas mediave italiane, mesfushori polak ka punar vetëm në palestër për shkak të gjendjes së tij gripale. Mbetet për t’u parë nëse Zielinski do të jetë i grumbulluar, apo nëse do të ketë minuta për Asllanin.
Poll