
Ardon Jashari ka nisur aventurën e re te Milan. Shqiptari ka bërë një hap të rëndësishëm në karrieërën e tij futbollistike dhe tashmë ka mundësinë të shkëlqejë me kuqezinjtë në një nga kampionatet më të forta në Europë.
Për transferimin e tij në Itali ka folur trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakim. Ky i fundit ka theskuar se Jashari ka mjaft personalitet dhe se do bëjë mjaft mirë në Serie A, pasi ka mentalitet fituesi.
“Jashari është një mesfushor modern, me cilësi fizike dhe teknike mbi mesataren. Megjithatë, ajo që më pëlqen më shumë tek Ardoni është qëndrimi i tij. unon shumë, është ambicioz dhe ka karizmën e një lideri. A jam i shqetësuar se mund të ketë vështirësi si De Ketelaere? Nuk jam aspak i shqetësuar. Vetëm 19 vjeç, Jashari ishte kapiten te Lucerna dhe në vitin e tij të parë larg Zvicrës, i bëri përshtypje të gjithëve, madje edhe në Champions League. Ai ka personalitetin dhe mentalitetin për të bërë mirë në “San Siro” dhe për t’u bërë një lojtar i nivelit të lartë”, ka theksuar timonieri i Zvicrës.