Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mediat italiane ‘poshtërojnë’ portierin serb: Veprim i gabuar ndaj Ardian Ismajlit

Shkruar nga NEWSPORT
Mediat italiane ‘poshtërojnë’ portierin serb: Veprim i
Ardian Ismajli dhe portieri serb Milinkovic-Savic (Empoli 0-1 Torino)

Empoli dhe Torino luajtën mbrëmjen e djeshme ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Carlo Castellani”, përfundoi 0-1 në favor të torinezëve.

Një gol në këtë ndeshje e shënoi edhe Ardian Ismajli në minutën e 16-të. Ai ia doli që të mposhte portierin serb, Vanja Milinkovic-Savic edhe pse më pas goli u anulua për një faull ndaj këtij të fundit.

Megjithatë mediat italiane nuk e lanë pa vënë re këtë moment, duke e “kryqëzuar” serbin për momentin e golit. Ata shohin pikërisht Vanja Milinkovic-Savic si shkakun kryesor në golin e pësuar.

“Dalje e dobët kundër Ardian Ismajlit, veprim i gabuar i tij”, shkruajnë mediat italiane për Milinkovic-Savic. Por, më tej në mediat “azurre” tregohet si portieri ballkanas e mbajti portën e paprekur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga