Alen Sherri ka përfunduar aventurën e tij me Frozinonen. Ish-gardiani i Egnatias tashmë është rikthyer te Cagliari, ekip që ka në pronësi edhe kartonin e shqiptarit.
Në fakt portieri i Kombëtares luajti si i huazuar te Frozinone, ku fillimisht e nisi si titullarë, ndërsa për shkak të një dëmtimi, u detyrua të qëndronte në stol. Por tashmë ka hedhur prapakrahëve këtë dëmtim dhe me rikthimin te Cagliari nuk ka dashur të humb kohë.
Në fakt rikthmin e Sherrit e ka kërkuar vetë klubi i Cagliarit, pasi siç dihet portieri i dytë i tyre do të transferohet te Specia dhe në këtë mënyrë shqiptari do të konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Elie Caprile.
Sherri kujtojmë se ishte në tribunë në sfidën e djeshme, që Cagliari zhvilloi ndaj Milan, e cila është e para pr vitin e ri 2026.
