Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Luhet finalja e Superkupës në Itali, Amir Rrahmani ndaj Bolognas kërkon trofeun e parë sezonal

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet finalja e Superkupës në Itali, Amir Rrahmani ndaj Bolognas
Napoli - Bologna

Në Itali ditën e sotme të gjithë janë “sy e veshë” nga Riyadh, aty ku do të zhvillohet Superkupa e Italisë. Napoli dhe Bologna do të sfidohen mes tyre për trofeun në “King Saud University Stadium”.

Sfidë kjo që do të startojë në orën 20:00 dhe vë përballë dy skuadra të “etura” për trofe. Padiksutim në fushë do të zbresë edhe një shqiptar, ku Amir Rrahmani si pjesë e rëndësishme e formacionit të Napolit do të synojë trofeun e parë sezonal me skuadrën e tij.

Një duel i cili pritet të jetë mjaft i luftuar dhe emocionues, ku ekipet do të përplasin “brirët” për trofeun për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë vit kalendarik.  Teksa përballë vihen kampionët e Serie A dhe fituesit e Kupës së Italisë.

Poll

Lexo gjithashtu