Supersfida e javës së 6-të mes Juventusit dhe Milanit ka përfunduar në barazim pa gola. Një rezultat që i jep skuadrave nga një pikë, por pa arritur të ngrihen në renditjen e kampionatit italian.
Padyshim rasti më i mirë i takimit ishte në nisje të pjesës së dytë ku arbitri akordoi penallti për Milanin. Christian Pulisic e mori përsipër, por duke mos arritur të shënojë.
Amerikani provoi të godiste në trekëndësh, por e dërgoi topin jashtë. Kuqezinjtë pozicionohen në vendin e tretë të Serie A. Juventusi nga ana tjetër ndodhet në vendin e pestë.
Juventus 0 – 0 Milan
53’ E pabesueshme në Torino, Pulisic gabon nga pika e bardhë e penalltisë
46’ Nis pjesa e dytë në Torino
45’ Përfundon pjesa e parë me rrjeta të paprekura
43’ Santiago Gimenez nuk iu beson syve, humb shansin më të artë të sfidës
1’ Starton përballja në Torino
FORMACIONET ZYRTARE:
JUVENTUS (3-4-2-1): Di Gregorio; Gatti, Rugani, Kelly; Kalulu, Locatelli, McKennie, Cambiaso; Conceicao, Yildiz, David. Trajner: Igor Tudor
MILAN (3-5-2): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Rabiot, Modric, Fofana, Bartesaghi; Pulisic, Gimenez. Trajner: Massimiliano Allegri
Serie A: Java e 6-të
Stadiumi: “Allianz Stadium”
Arbitër: Marco Guida
