Ylber Ramadani - Medon Berisha
Lecce ka nisur që të mendojë për merkaton dhe si për çudi, gjithçka pritet të bëhet “sefte” nga mesfusha. Edhe pse aty ka kualitet, sidomos me dyshen shqiptare, Ramadani dhe Berisha, duket se drejtuesit duan akoma.
Sipas “Transfermarkt”, Lecce është vënë në lëvizje për të transferuar mesfushorin gjerman, Kofi Amoako. Ky i fundit është 20 vjeç, teksa aktivizohet me ekipin e Dinamo Dresden në Bundesligën e dytë gjermane, ku ka rënë në sy me paraqitjet e tij.
Kofi Amoako
Vlera aktuale e futbollistit është 2 milionë euro, aq sa pritet të paguajë Lecce te Dinamo. Ndërkohë që kjo do të ishte një “goditje” dhe sprovë për Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën, të cilët janë kyç për skuadrën italiane.
Poll
