
Milani, ashtu si disa skuadra të tjera në Serie A, u bashkua një nisme të veçantë për Ditën e Nënës. Në fanellat e futbollistëve nuk ishte shkruar mbiemri i tyre si zakonisht, por mbiemrat e vajzërisë së nënave të tyre.
E veçantë, interesantë dhe e bukur, një nismë që bëri bujë në rrjete sociale. Mirëpo, një koeçidencë apo ironi e fatit, Rafael Leao mbajti mbi shpinë mbiemrin ‘Conceicao’ të nënës së tij, por ky mbiemër është i njëjtë edhe me atë të objektivit numër një të kuqezinjve për stolin e skuadrës, Sergio Conceicao, trajneri i Portos.
I ngacmuar nga gazetarët pas ndeshjes, trajneri aktual Stefano Pioli u përgjigj me batuta. "Nuk e kisha parë, ndryshe nuk do ta kisha lënë të hynte", tha Pioli me shaka.
Milani dhuroi një paraqitje fantastike në San Siro duke mposhtur 5-1 Cagliarin me dopietën e Pulisic, dhe golat e Leao, Reijnders e Bennacer.